Mbrojtja e shprehjes së lirë dhe mundësimi i komunikimit të sigurt global përmes teknologjisë së privatësisë me burim të hapur.

Misioni ynë

Mbro shprehjen e lirë dhe mundëso komunikim të sigurt global përmes teknologjisë së privatësisë me burim të hapur.

Privatësia mbi të gjitha

Me produktin tonë më të njohur, Signal Messenger, besojmë se të mbrosh privatësinë e përdoruesve do të thotë t’i mbash të dhënat e tua larg duarve të cilitdo, përfshi tonat dhe të mos administrojmë “me përgjegjësi” të dhënat tuaja.

Burim i hapur

Si një anëtar i përkushtuar i komunitetit të burimit të hapur, ne e publikojmë teknologjinë tonë dhe ndajmë dijen me të tjerët, për t’i nxitur kompanitë e tjera që ta përshtatin atë në produktet dhe shërbimet e tyre.

Jofitimprurës

Signal Foundation është një ent jofitimprurës i kategorisë 501c3. Jemi krenarë për këtë emërtim dhe jemi këtu për të provuar që një ent jofitimprurës mund të jetë novator dhe në gjendje të ngjitë shkallët, po aq mirë sa cilido biznes që vihet në lëvizje nga qëllime fitimi.

Fondacion + LLC

Fondacioni Signal u formua në 2018 për të mbështetur Signal Messenger që filloi në 2012. Nëpërmjet fondacionit, ne kemi mbështetur rritjen dhe operacionet e vazhdueshme të Signal, si dhe kemi hetuar të ardhmen e komunikimit privat.

Privatësia mbi fitimet

Signal është një ent jofitimprurës pa reklama apo investues, i përkrahur vetëm nga njerëz si ti, që e përdorin dhe e çmojnë.

Përse strukturë fondacioni + LLC?

Signal Foundation e formuam si mëmë të Signal Messenger, sepse synojmë që një ditë të mund të promovojmë të tjera projekte që ruajnë privatësinë dhe që shtyjnë drejt arritjes së po të njëjtit mision.

Falas për të gjithë

Ne mbështetemi në përkrahjen e komunitetit për të ofruar Signal Messenger si një aplikacion falas për miliona në mbarë botën. A do ta mbështesje kauzën?

Anëtarët e bordit

Portret i Amba Kak

Amba Kak

Amba Kak është juriste dhe eksperte e politikave teknologjike, me mbi një dekadë ekspertizë transkombëtare që këshillon rregullatorët e qeverisë, industrisë, organizatat e shoqërisë civile dhe filantropitë. Ajo është aktualisht Drejtoreshë Ekzekutive e Institutit AI Now, një organizatë udhëheqëse e kërkimit të politikave në Nju Jork dhe anëtare e lartë në Institutin e Sigurisë Kibernetike dhe Privatësisë në Universitetin Northeastern.

Amba shërbente si Këshilltare e Lartë në Komisionin Federal të Tregtisë së SHBA-së, ku këshillonte rregullatorët e çështjeve të reja të teknologjisë. Përpara AI Now, Amba ishte Këshilltare e Politikave Globale në Mozilla ku zhvilloi dhe çoi më tej pozicionet e organizatave, për çështje si ligjet e privatësisë së të dhënave dhe neutraliteti i rrjetit në rajonin Azi-Paqësor e më gjerë. Ajo aktualisht është pjesë e komitetit të programit të Bordit të Drejtorëve në Fondacionin Mozilla. Amba mori BA LLB (Hons) nga Universiteti Kombëtar i Shkencave Juridike në Indi. Ajo ka një Master në Drejtësi (BCL) dhe një MSc në Shkencën Sociale të Internetit në Universitetin e Oksfordit, të cilin e ndoqi si studiuese në Rodos.

Portret i Brian Akton

Brian Acton

Brian Akton është sipërmarrës dhe programues kompjuterash, i cili bashkëthemeloi aplikacionin për shkëmbim mesazhesh WhatsApp në vitin 2009. Pasi aplikacioni iu shit Facebook, në vitin 2014, Akton vendosi ta braktisë kompaninë, për shkak të dallimeve rreth përdorimit të të dhënave të klientëve dhe reklamat e personalizuara, për t’i përqendruar përpjekjet e tij në sipërmarrje jofitimprurëse. Në shkurt të vitit 2018, Akton investoi 50 milionë dollarë nga paratë e tij për të nisur Signal Foundation, së bashku me Moksi Marlinspajk. Signal Foundation është një ent jofitimprurës i përkushtuar të bëjë punën themelore në kthimin e komunikimit privat në të përdorshëm, të sigurt dhe të kudondodhur.

Para se të themelonte WhatsApp dhe Signal Foundation, Akton ka punuar si krijues programesh për më shumë se 25 vjet në kompani si Apple, Yahoo dhe Adobe.

Portret i Jay Sullivan

Jay Sullivan

Jay është ndërtues produktesh me sfond të gjerë në rolet e larta drejtuese të produkteve dhe inxhinierisë në teknologjinë e konsumatorit. Kohët e fundit, ishte Menaxher i Përgjithshëm i produkteve të konsumit dhe të ardhurave të Twitter-it, duke udhëhequr inxhinierinë, produktet, dizajnin, kërkimin dhe shkencën e të dhënave. Para Twitter, Jay ka punuar në Facebook, ku drejtoi zhvillimin e Asistentit AI të Reality Labs dhe më pas drejtoi ekipet e produkteve të Privatësisë, Integritetit dhe Sistemeve për Messenger dhe Instagram Direct. Jay ishte SVP i Produktit dhe Shefi Operativ në Mozilla, ku ai drejtoi botimet kryesore të Firefox-it gjatë ngjitjes së tij dhe ishte ungjilltar për platformën e internetit dhe për t'u dhënë njerëzve më shumë zgjedhje dhe kontroll në internet.

Jay ka qenë gjithashtu themelues fillestar dhe kaloi pjesën e parë të karrierës së tij si inxhinier softuerësh dhe menaxher inxhinierie në Firefly Network (të blerë nga Microsoft) dhe Oracle.

Jay ka një BS në Matematikë të Aplikuar nga Yale College dhe është bashkëshpikës i disa patentave të Shteteve të Bashkuara.

Portret i Katherine Maher

Katherine Maher

Katherine Maher është ish-CEO dhe Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit Wikimedia, përgjegjëse për Wikipedia. Ajo është aktualisht anëtare e lartë jorezidente në Këshillin Atlantik, ku puna e saj fokusohet në ndërthurjen e teknologjisë, të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Përpara Wikimedia-s, ajo ishte Drejtoreshë e Avokimit për organizatën për të drejtat digjitale Access Now. Maher është anëtare e Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, Drejtuese e Re Globale e Forumit Ekonomik Botëror dhe anëtare e sigurisë në Projektin e Sigurisë Kombëtare Truman. Ajo është në bordin e drejtorëve për Qendrën për Teknologji dhe Demokraci, Raportet e Konsumatorëve, Bibliotekën Publike Digjitale të Amerikës, Shkencëtarët e Aventurës dhe System.com, si dhe administruese e Universitetit Amerikan të Bejrutit. Ajo është anëtare e emëruar e Bordit të Politikës së Jashtme të Departamentit të Shtetit, ku këshillon Sekretarin e Shtetit për politikën teknologjike. Ajo mori diplomën Bachelor në Studimet Islame dhe Lindja e Mesme në vitin 2005 nga Kolegji i Arteve dhe Shkencave të Universitetit të Nju Jorkut, pas studimeve në Institutin e Gjuhës Arabe të Universitetit Amerikan në Kajro, Egjipt dhe Institut français d'études arabes de Damas (L 'IFEAD) në Damask, Siri.

Portret i Meredit Uitejkërit

Meredith Whittaker

Meredit Uitejkëri është presidente e Signal dhe anëtare e bordit të drejtorëve të Signal Fondation.

Ajo ka mbi 17 vite përvojë në teknologji, industri përfshirëse, fushën akademike dhe qeverisje. Para se t'i bashkohej Signal si presidente, ajo ishte profesoreshë kërkimore në Minderoo në Universitetin e Nju Jorkut (NYU) dhe ishte edhe drejtoreshë e Fakultetit të Institutit AI Now, që e kishte bashkëthemeluar. Puna e saj kërkimore dhe shkencore ndihmoi në formësimin e politikës globale të IA dhe zhvendosjen e narrativës publike mbi IA, për të njohur më mirë praktikat e biznesit të mbikëqyrjes dhe përqendrimin e burimeve industriale që kërkon IA moderne. Para NYU, ajo ka punuar në Google për më shumë se një dekadë, ku ka drejtuar ekipet e produkteve dhe inxhinierisë, ka themeluar Grupin e Kërkimeve të Hapur të Google dhe ka bashkëthemeluar M-Lab, një platformë matëse e rrjetit të shpërndarë globalisht, që tani ofron burimin më të madh në botë të të dhënave të hapura për mbarëvjatjen e internetit. Ajo gjithashtu kryesoi edhe organizimin e Google. Ishte një nga organizatoret kryesore që kundërshtoi reagimin e pamjaftueshëm të kompanisë ndaj shqetësimeve rreth IA dhe dëmeve të saj dhe ishte organizatore drejtuese e Google Walkout. Ka shërbyer si këshilltare e Shtëpisë së Bardhë, FCC-së, bashkisë së Nju Jorkut, Parlamentit Evropian dhe mjaft shoqatave qeveritare dhe të shoqërisë civile mbi privatësin, sigurinë, inteligjencën artificiale, politikat e internetit e matjet. Dhe kohët e fundit përfundoi një mandat si Këshilltare e Lartë mbi IA për Kryetaren e Komisionit Federal të Tregtisë së SHBA-së.

Emeritus

Portret i Moksi Marlinspajkut

Moxie Marlinspike

Moksi Marlinspajku është themeluesi i Signal.