Zhvillim me burim të hapët teknologjie privatësie që mbron shprehjen e lirë dhe bën të mundur komunikim global të siguruar.

Misioni Ynë

Zhvillim teknologjie privatësie me burim të hapët që mbron shprehjen e lirë dhe bën të mundur komunikim global të sigurt.

Privatësi Mbi të Gjitha

Me produktin tonë më të njohur, Signal Messenger, besojmë se të mbrosh privatësinë e përdoruesve do të thotë t’i mbash të dhënat tuaja jashtë duarve të cilitdo, përfshi tonat, në vend se administrim “me përgjegjësi” i të dhënave tuaja.

Burim i Hapët

Si një anëtar i përkushtuar i bashkësisë së burimit të hapët, ne e publikojmë teknologjinë tonë dhe ndajmë dijen me të tjerët, për t’i nxitur kompanitë e tjera ta birësojnë në produktet dhe shërbimet e tyre.

Jofitimprurës

Signal Foundation është një ent jofitimprurës i kategorisë 501c3. Jemi krenarë për qenien në këtë kategori dhe jemi këtu për të provuar që një ent jofitimprurës mund të jetë novator dhe në gjendje të përshkallëzohet po aq mirë sa cilido biznes që vihet në lëvizje nga qëllime fitimi.

Pse Strukturë Fondacion + LLC?

Signal Foundation e formuam si mëmë të Signal Messenger, ngaqë aspirojmë që një ditë të mund të promovojmë të tjerë projekte që ruajnë privatësinë dhe që të shpien në arritjen e po të njëjtit mision.

I lirë për Këdo

Për ta dhënë Shkëmbyesin Signal të Mesazheve si një aplikacion falas për miliona anembanë botës, bazohemi në përkrahjen nga bashkësia. Do ta përkrahni kauzën?

Pse Strukturë Fondacion + LLC?

Signal Foundation e formuam si mëmë të Signal Messenger, ngaqë aspirojmë që një ditë të mund të promovojmë të tjerë projekte që ruajnë privatësinë dhe që të shpien në arritjen e po të njëjtit mision.

I lirë për Këdo

Për ta dhënë Shkëmbyesin Signal të Mesazheve si një aplikacion falas për miliona anembanë botës, bazohemi në përkrahjen nga bashkësia. Do ta përkrahni kauzën?

Anëtarë të Drejtimit

Portret i Brian Acton-it

Brian Acton

Brian Acton është një sipërmarrës dhe një programues kompjuterash që bashkëthemeloi aplikacionin për shkëmbim mesazhesh WhatsApp, më 2009-n. Pasi aplikacioni iu shit Facebook-ut më 2014-n, Acton vendosi ta braktisë shoqërinë, për shkak dallimesh përreth përdorimit të të dhënave të klientëve dhe reklamat e personalizuara, për t’i përqendruar përpjekjet e veta në sipërmarrje jofitimprurëse. Në shkurt të 2018-s, Acton investoi 50 milionë dollarë nga paratë e veta për të nisur Signal Foundation, tok me Moxie Marlinspike. Signal Foundation është një ent jofitimprurës i përkushtuar krijimit të bazave për bërjen e komunikimit privat të përdorshëm, të sigurt dhe të kudondodhur.

Para se të themelonte WhatsApp-in dhe Signal Foundation, Aktoni ka punuar si krijues software-i për më shumë se 25 vjet në shoqëri të tilla si Apple, Yahoo, dhe Adobe.

Portret i Moxie Marlinspike-ut

Moxie Marlinspike

Moxie Marlinspike është themeluesi i Signal-it.

Portret i Meredith Whittaker-it

Meredith Whittaker

Meredith Whittaker është profesoreshë kërkimesh Minderoo në Universitetin e Nju Jorkut dhe bashkëthemeluese e Institutit Inteligjencë Artificiale Tani. Puna e saj përqendrohet në implikimet shoqërore të inteligjencës artificiale dhe industrinë teknologjike përgjegjëse për të, me një theks të veçantë në pushtetin dhe ekonominë politike që drejtojnë komercializimin e teknologjisë kompjuterike. Ajo themeloi Open Research Group të Google-it dje përgjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka punuar gjerësisht mbi probleme të privatësisë, sigurisë dhe mbikëqyrjes së rrjetit. Si dikush që është marrë gjatë me teknologjinë, ndihmoi në drejtimin e përpjekjeve për organizim të fuqisë punëtore në Google dhe industrinë tej tij, e shtyrë nga besimi se fuqia punëtore dhe veprimi kolektiv janë të nevojshëm për të garantuar përgjegjësi të kuptimtë të sektorit të teknologjisë.

Ka shërbyes si këshilltare e Shtëpisë së Bardhë, FCC-së, bashkisë së Nju Jorkut, Parlamentit Evropian dhe mjaft qeveri dhe ente të shoqërisë civile të tjera mbi inteligjencën artificiale, politika interneti, matje, privatësi dhe siguri.